179 raste të reja me COVID-19 sot në Shqipëri
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Në 24 orët e fundit në Shqipëri kanë rezultuar të infektuar me COVID 179 qytetarë nga 1.150 testime, ndërsa kanë humbur jetën edhe dy pacientë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë - 79, pasuar nga Dimal, Lushnje me nga 10, Kruja 7, Durrësi 6 etj.

Janë 6383 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 98 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit kanë vdekur një qytetar nga Dibra 60-vjeç dhe një nga Kolonja 66-vjeç.

Janë shëruar 213 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 201.282.

Që nga shpërthimi i epidemisë, me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar  210.885 raste pozitive, prej tyre 201.282 janë shëruar, 6.383 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.220 pacientë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024