​Kampionati Evropian i Karatesë/ Kosova lufton për dy medalje të bronzta të dielën

​Kampionati Evropian i Karatesë/ Kosova lufton për dy medalje të bronzta të dielën

Herolind Nishevci është në rrugë të mbarë për të fituar medalje të bronztë në Kampionatin Evropian të karatesë, që po mbahet në Poreç të Kroacisë.

Nishevci shënoi tri fitore në kategorinë +84 kilogramë.


Në raundin e parë mundi sllovakun, Tomas Kosa, ndërsa në të dytin Ahamd Abu Basal të Izraelit. Në çerekfinale humbi luftën të cilën ishte duke e fituar nga serbi Slobodan Bitevac. Në repesazh, Herolindi fitoi ndaj boshnjakut Rijad Dzuho.

Nishevci tani luftojë për medaljen e bronztë, në luftën që zhvillohet të dielën. Të njëjtën ditë, për medaljen e bronztë lufton edhe Fortesa Orana (+68 kg).

Lexo edhe

Video

error: