Nën udhëheqjen e nënkryetarit të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli është mbajtur takimi i radhës i komitetit të Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Nënkryetari Ismajli ka njoftuar se në Gjilan janë 170 raste aktive me virusin, ndërkaq ka bëra apel që të respektohen masat kundër përhapjes së COVID-19.
Ai njoftoi, po ashtu, se 120 mostra janë në pritje për rezultat, derisa ka shfaqur shpresën të mos ketë rritje të rasteve.
Gjendja e përgjithshme e Gjilanit sa i përket përballjes me pandeminë brenda dhjetë muajve është si vijon: nga 8802 mostra, 3305 kanë rezultuar pozitivë, 3032 janë shëruar, 103 kanë vdekur, 170 raste janë aktive, 28 persona të konfirmuar COVID-19-pozitivë janë në hospitalizim dhe mostra në pritje janë 120.