17 viktima nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore

17 viktima nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore nga 3.425 teste të kryera janë regjistruar 336 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 169 vetëm në Shkup.


Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 222 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 17 pacientë.

Që nga fillimi i epidemisë, në Maqedoninë Veriore janë regjistruar gjithsej 189.887 raste, prej të cilëve 170.956 janë shëruar, 12.337 janë aktive, ndërsa 6.594 persona kanë ndërruar jetë.

Lexo edhe

Video