17 pacientë në trajtim mjekësor me COVID-19, një në gjendje të rënduar shëndetësore

17 pacientë në trajtim mjekësor me COVID-19, një në gjendje të rënduar shëndetësore

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Univerisitar të Kosovës, në trajtim mjekësor janë 51 pacientë nga Covid-19.

Sipas një njoftimi të ShSKUK, 17 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, kurse 34 janë pacientë që po marrin trajtim mjekësor post-Covid. 

15 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe 1 në mjekim intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

 Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 3  pacientë

Klinika e Pulmologjisë,31 pacientë, post-covid


Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive,  1 pacient

Spitali i Prizrenit, 2 pacientë

Spitali i Gjakovës, 7 pacientë

Spitali i Pejës, 4 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 1  pacient

Spitali i Ferizajt, 2  pacientë

Lexo edhe

Video

1 Koment

  • […] pacientë po trajtohen me COVID-19 460 raste aktive me COVID-19 19 raste të reja me COVID-19 17 pacientë në trajtim mjekësor me COVID-19, një në gjendje të rënduar shëndetësore 16 raste të reja me COVID-19 në Kosovë Kosova rrezikon valën e katërt të COVID, […]

Komentet janë të mbyllura.