15 vjet nga miratimi i deklaratës për përcaktimin e statusit të Kosovës

15 vjet nga miratimi i deklaratës për përcaktimin e statusit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës më 5 prill 2007, ka miratuar një deklaratë për përcaktimin e statusit të Kosovës ku mbështetet propozimi i kryenegociatorit Martti Ahtisaari.

Më 2 shkurt 2007, Ahtisaari dorëzon propozimin Prishtinës dhe Beogradit, ku thuhej se Kosova do të jetë një shoqëri shumë-etnike, që e qeveris veten në mënyrë demokratike dhe me respekt të plotë për rendin ligjor, nivelin më të lartë të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të pranuara nga bota ndërkombëtare, dhe që nxit ekzistencën paqësore dhe të lulëzuar të gjithë banorëve të saj.


Ndërkohë, më 10 qershor 2007, presidenti amerikan, George W. Bush, viziton Tiranën, ku thotë se Kosova do të fitojë pavarësinë.

Pas disa bisedimeve, Kosova u shpall shtet i pavarur më 17 shkurt 2008.

Lexo edhe

Video