15 vjeçarja nga Prizreni bëhet nënë

15 vjeçarja nga Prizreni bëhet nënë

Me datë 19 Korrik 2022 rreth orës 12:40 minuta,  Stacionit Policor Prizren VERI është informuar se në repartin e gjinekologjisë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, një e mitur (15 Vjeçare) ka lindur një fëmijë.


E mitura është sjellë në spital me datë 18.07.2022. Patrulla policore dhe hetuesit kanë shkuar në Spitalin Rajonal  të Prizrenit , prej nga kanë marrë informacion se  e mitura ka qenë në duke jetuar në fshatin Metvecë, në bashkësi jashtë martesore më një person të rritur me një diferencë të madhe në moshë.

Pas konsultimin me prokurorin kujdestar  është hapë rast për veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”. Është intervistuar i dyshimti dhe janë mbledhë provat dhe dëshmitë e nevojshme. Rasti shkon me procedural rregullt dhe po  hetohet nga Sektori Rajonal I hetimeve, DRP Prizren.

Lexo edhe

Video