15 vite në krye të Gjermanisë, Lov jep lamtumirën me këto fjalë

15 vite në krye të Gjermanisë, Lov jep lamtumirën me këto fjalë

Ndeshja e Gjermanisë kundër Anglisë e cila përfundoi me rezultat 2-0 në të mirë të anglezëve ishte e fundit për trajnerin Joakim Lov. Ai do të zëvendësohet nga ish-trajneri i Bayernit Hansi Flick.

Menjëherë pas ndeshjes, Joakim Lov dha një konferencë për media dhe foli për lamtumirën e Gjermanisë nga Euro 2020. Përveç kësaj, trajneri gjithashtu komentoi faktin se kjo ishte ndeshja e tij e fundit në krye të ekipit kombëtar, përcjellë KosovaPress.

“Zhgënjimi është shumë i madh, natyrisht. Unë dua të falënderoj të gjithë, lojtarët, ata që nuk janë më me ne dhe gjithashtu edhe mediat, ” tha fillimisht Lov.


Lov gjithashtu bëri një vlerësim pozitiv të 15 viteve të tij në krye të ekipit kombëtar gjerman. Për të, momentet më të veçanta ishin fitimi i Kupës së Botës 2014 dhe marrja pjesë në Kampionatin Botëror në shtëpi në vitin 2006.

“Pra, menjëherë pas ndeshjes, ajo që mund të them është se pas 15 vitesh kam përjetuar shumë gjëra pozitive. Kam marrë pjesë në një kupë bote në shtëpi në vitin 2006, dhe pika kryesore ishte fitimi i Kupës së Botës 2014. Por ishte edhe Kupa e Konfederatave në vitin 2017, me një ekip shumë të ri. Në vitin 2018, ne patëm probleme ”, theksoi më tutje Lov.

“Ajo që mbetet janë momentet, me shumë njerëz që kam takuar. Fitoret, disa humbje gjithashtu, mësimet që mora. Takova njerëz që më mbështetën, më ndihmuan dhe u bënë shumë të veçantë në jetën time. Kam pasur përvoja që do të më mungojnë ”, shtoi Lov në fund.

Lexo edhe

Video

error: