Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

5 mijë e 172 raste aktive me COVID-19

5 mijë e 172 raste aktive me COVID-19

55 mijë e 851 qytetarë në Kosovë janë infektuar me virusin korona prej marsit kru edhe u shfaqën dy rastet e para pozitive me këtë virus.

Shkak i infektimit me COVID-19 në vend për dhjetë muaj kanë vdekur 1 mijë e 410 qytetarë.


Ndërkohë që sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) aktualisht në vend janë 5 mijë e 172 raste aktive me COVID-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.642 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 353 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Dragash 1 rast (69 vjeç), Ferizaj 1 rast (83 vjeç), Mitrovicë 1 rast (76 vjeç), Pejë 1 rast (78 vjeç), Rahovec 1 rast (77 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 55.851 raste nga 208.583 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.410 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 279 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49.269 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.172”, thuhet në raportin e fundit të IKShPK-së.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 97 raste, Prizren 54 raste, Gjilan 28 raste, Pejë 27 raste, Mitrovicë 21 raste, Ferizaj 17 raste, Lipjan 15 raste, Fushë-Kosovë 14 raste, Klinë 12 raste, Podujevë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Malishevë 7 raste, Shtime 6 raste, Drenas 5 raste, Istog 5 raste, Skenderaj 5 raste, Vushtrri 5 raste, Kamenicë 4 raste, Obiliq 3 raste, Rahovec 3 raste, Deçan 2 raste, Dragash 2 raste, Suharekë 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Kaçanik.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: