Policia në Amerikën Latine ka sekuestruar kokainë dhe droga të tjera me vlerë 5 miliardë dollarë në një operacion që zgjati tre javë dhe përfshin 15 vende. Në kuadër të operacionit "Trigger IX" u konfiskuan më shumë se 8,000 armë zjarri ilegale dhe kryen pothuajse 15,000 arrestime.
Forcat e policisë nga Meksika në veri deri në Argjentinë në jug shkëmbyen informacion në operacionin, i cili u koordinua nga Interpoli. Interpoli tha se arrestimet ndikuan në shkatërrimin bandave të fuqishme. Më konkretisht, në terren, veprimet e koordinuara çuan në përçarjen e 20 grupeve të organizuara kriminale, duke përfshirë arrestimin e anëtarëve të Primeiro Comando da Capital, Mara Salvatrucha dhe Kartelit Ballkanik, të gjithë të përfshirë në trafikun e armëve të zjarrit.
Operacioni, ku bashkëpunuan 15 vende, identifikoi gjithashtu një sërë krimesh të tjera si korrupsioni, mashtrimi, trafikimi i qenieve njerëzore, krimi mjedisor dhe aktivitetet terroriste. 11 viktima të trafikut njerëzor u shpëtuan në Paraguaj, ku autoritetet shpërbënë rrjetin e trafikut.
Bandat kriminale në Meksikë, Amerikën Qendrore dhe Jugore janë gjithnjë e më shumë të armatosura mirë dhe policia lokale shpesh e gjen veten të dorëzuar për tu përballur me ta. Për pasojë, operacioni i quajtur Trigger IX, i nisur në 12 marsi në 2 prill ishte përpjekje ndërkombëtare me qëllim kryesisht luftën kundër trafikimit të armëve të zjarrit të paligjshme.
Operacioni Trigger IX u financua nga Bashkimi Evropian./ Ora News