146 qytetarë të tjerë afganë erdhën në Kosovë

146 qytetarë të tjerë afganë erdhën në Kosovë

Ministri i punëve të brendshme Xhelal Sveçla përmes një njoftimi në facebook ka bërë të dtur se 146 qytetarë afganë kanë mbërritur në Kosovë. ,,Ky proces po zhvillohet jashtëzakonisht mirë falë bashkëpunimit të ngushtë me aleatët tanë, ShBA dhe NATO”, ka thënë ai.


“Sot mirëpritëm në Republikën e Kosovës 146 qytetarë afganë dhe procedurat e pritjes së tyre tashmë kanë përfunduar dhe janë akomoduar sipas marrëveshjeve paraprake. Ky proces po zhvillohet jashtëzakonisht mirë falë bashkëpunimit të ngushtë me aleatët tanë, ShBA dhe NATO. Në koordinim me të gjithë akterët e brendshëm institucional dhe shtetet aleate të Republikës sonë, jemi të angazhuar maksimalisht që të gjithë qytetarëve që po ballafaqohen padrejtësisht me konflikte e luftë, të ju mundësojmë strehim, mirëqenie e siguri për aq kohë sa janë në shtetin tonë”, ka shkruar ministri Sveçla.

Lexo edhe

Video