14 raste të reja me COVID-19

14 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit janë raportuar 14 raste të reja me COVID-19 në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë, bazuar në të dhënat e Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se në këtë 24 orësh nuk është raportuar për asnjë të vdekur.

Njoftimi i plotë:

#Bashkëiadalim

26 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 393 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 357.980 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 109.233 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 2.406 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.


ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 6 qytetar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.597.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 169.

➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

Lexo edhe

Video