138 kosovarë kthehen nga Mbretëria e Bashkuar

138 kosovarë kthehen nga Mbretëria e Bashkuar

138 qytetarë që kanë mbetur në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë dhe Kanada sot udhëtuan për në Prishtinë nga Londra.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Ambasada e Kosovës në Londër.


Ndërkaq mësohet se të njëjtit nuk do të futen në karantinë pasi që janë liruar nga stafi mjekësorë i vendosur në aeroport.

Të njëjtit do të  futen në vetëizolim  14 ditor.

“Me këtë rast, duam të falënderojmë bashkatdhetarët tanë për durimin e treguar, institucionet e Republikës së Kosovës për koordinim profesional dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar për bashkëpunim të jashtëzakonshëm. E gjithë kjo punë e palodhshme u realizua nga e Ngarkuara me Punë znj. Arrita Gjakova dhe diplomatet znj. Vjollca Halimi dhe znj. Liridona Hertica, të cilat me punë dhe përkushtim maksimal ishin në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Udhëtarëve që sapo arritën në vendlindje ju urojmë çdo të mirë’, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Lexo edhe

1 Comment

Comments are closed.

error: