1348 raste të reja dhe tetë viktima në Maqedoninë Veriore

1348 raste të reja dhe tetë viktima në Maqedoninë Veriore

Në 24 orët e kaluara në Maqedoninë Veriore janë kryer 6141 testime për koronavirus, prej tyre janë 1348 të infektuar të ri dhe janë regjistruar tetë të vdekur me COVID, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.


Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se janë shëruar edhe 784 pacientë të tjerë, kështu që numri i përgjithshëm i të shëruarve është rritur në 220.400.

Në Maqedoninë Veriore, 244.632 raste janë regjistruar që nga shpërthimi i epidemisë, 16.132 janë aktivë dhe 8.100 persona kanë vdekur.

Lexo edhe

Video