132 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

132 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 3601 testime, nga të cilat 132 persona kanë rezultuar pozitivë ndaj koronavirusit, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Fatmirësisht, nuk ka pasur asnjë humbje jete, ndërsa janë shëruar 29 persona.

Aktualisht janë 642 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 26 pacientë.


42 raste të reja janë konfirmuar në Tiranë, 19 në Shkodër, 13 raste në Vau i Dejës, 10 raste në Elbasan, 8 raste në Kamëz,  6 raste në Vlorë, 5 raste në Krujë, Fier, 4 raste në Sarandë, 3 raste në Lushnje, Kuçovë, 2 raste në Korçë, Kavajë, Pogradec, 1 rast në Lezhë, Has, Mirditë, Mat, Gjirokastër, Memaliaj, Gramsh, Poliçan.

Aktualisht janë 642 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 26 pacientë.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar  133,442 raste pozitive, prej tyre 130,343 janë shëruar, 642 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.457 pacientë.

Lexo edhe

Video

error: