13 të arrestuar dhe 33 në procedurë të rregullt pasi nuk respektuan vendimin e Qeverisë

13 të arrestuar dhe 33 në procedurë të rregullt pasi nuk respektuan vendimin e Qeverisë

Trembëdhjetë persona janë arrestuar dhe 33 persona janë ndaluar dhe ndaj tyre vazhdon procedura e rregullt, pasi nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë për parandalimin e koronavirusit.

Sipas policisë, dy janë arrestuar në Prishtinë, dy në Fushë Kosovë, tre në fshatin Llabjan të Novobërdës, dy në Ferizaj, një në fshatin Vraniq të Suharekës dhe një tjetër në këtë komunë, një në Malishevë, një në Mitrovicë.


Kurse, në Zveqan është ndaluar një person, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. Dy tjerë janë ndaluar në Mitrovicë, 12 në Prizren, dy në Mamushe, 11 në Suharekë, tre në Ferizaj dhe dy në Prishtinë.

 

Lexo edhe

error: