13 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

13 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 13 raste të reja me koronavirus, në kohën kur vendi po përgatitet për fazën e tretë të masave lehtësuese.

Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 113 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej tyre me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 10 raste në komunën e Vushtrrisë (sipas vendbanimit: 8 raste Vushtrri, 1 rast Mihaliq dhe 1 rast Ceceli), dy raste në komunën e Mitrovicës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Mitrovicë) dhe një rast me vendbanim në Prishtinë.


Sot janë shëruar 2 pacientë duke çuar totalin në 843. Nga data 8 shkurt deri më sot, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar 14.968 persona të dyshuar me SARS-CoV-2, prej tyre pozitive rezultojnë 1.083 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes që kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

 

Lexo edhe

1 Comment

Comments are closed.

error: