Në 24-orët e fundit janë shënuar 13 raste me COVID-19 në Kosovë, nga 1 mijë e 984 testime. Ndërkohë që nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 1 mijë e 530 doza të vaksinës kundër koronavirusit.
Sot janë shëruar tre qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.991.
Në total numri i rasteve aktive është 331.
2 Comments
Komentet janë të mbyllura.