Inspektorati Sanitar i Ministrisë së Shëndetësisë, ka filluar me intensitet të lartë zbatimin e masave mbrojtëse për ruajtjen e shëndetit publik nga pirja e duhanit dhe masave tjera për zbatimin e ligjit për kontrollin e duhanit.
Vetëm nga data 4 deri më 12 janar, janë kryer mbi 294 inspektime dhe janë shqiptuar 121 gjoba.
Ministria fton qytetarët të raportojnë çdo shkelje të ligjit të duhanit në faqen e MSH-së në Facebook apo në ueb faqen zyrtare, te rubrika “Raporto”.
Ndryshe, deri në 3 mijë euro e kapin vlerën gjobat ndaj atyre që shkelin Ligjin për kontrollin e duhanit, i cili ndalon pirjen e duhanit në ambientet e mbyllura.
Përdorimi i duhanit është shkaku i dytë kryesor i sëmundjeve kardiovaskulare, pas presionit të lartë të gjakut.
Në mbarë botën, përdorimi i duhanit vret më shumë se 7 milionë njerëz çdo vit, nga të cilat rreth 900 mijë janë jo duhanpirës që vdesin nga thithja pasive e tymit të duhanit.