113 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 36 nga Prishtina

113 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 36 nga Prishtina

IKSHPK ka bërë të ditur se nga 266 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej tyre rezultojnë 113 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive 2.991 raste nga 24.046 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 54 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese


Sot janë shëruar 67 pacientë duke çuar numrin e tyre në total 1.644 raste, ndërsa janë 1.293 raste aktive.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 36 raste, komuna e Ferizajt 15 raste, komuna e Gjilanit 12 raste, komuna e Prizrenit 11 raste, komuna e Mitrovicës 10 raste, komuna e Fushë Kosovës 6 raste, komuna e Vushtrrisë 6 raste, komuna e Drenasit 3 raste, komuna e Vitisë 2 raste, komuna e Skenderajt 2 raste, komuna e Suharekës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Gjakovë, Kamenicë, Malishevë, Obiliq, Pejë, Podujevë, Rahovec dhe Shtime.

 

Lexo edhe

Video

error: