112 vjetori i lindjes së Nënë Terezës shënohet edhe në Shkup

112 vjetori i lindjes së Nënë Terezës shënohet edhe në Shkup

Shënohet përvjetori i lindjes së një prej njerëzve më bujar që ka njohur historia njerëzore, Nënë Terezës. Në 112-vjetorin e lindjes dhe 25-vjetorin e vdekjes së Nënë Terezës, në Shkup u hap manifestimi kulturor-shkencor “Drita e Gonxhes”, i cili këtë vit fillon si edicion i veçantë i organizuar nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve. Në këtë manifestim u fol për jetën dhe veprën e Nënë Terezës.


“Kemi arritur të aktivizojmë një gamë të gjerë resursesh intelektuale e institucionale brenda dhe jashtë vendit tonë, sepse konsiderojmë se nuk mjafton të kesh në duar një kauzë të madhe humane e civilizuese siç është Nëna Tereze, por duhet edhe strategji konkrete për ta shndërruar këtë kauzë në një dioptri më të zgjeruar”, deklaroi Skënder Asani, drejtor i ITSHK-së.

Lexo edhe

Video