Bashkia e Tiranës ka organizuar sot një pritje zyrtare për personalitetet pjesëmarrëse në paradën e organizuar me rastin e shënimit të 111-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka deklaruar se kjo ditë ka bërë bashkë të gjithë shqiptarët nga mbarë bota.
Ai ka folur edhe për ngritjen e flamurit nga Ismail Qemali 111 vjet më parë në Vlorë.
“Unë besoj se vizioni i Ismail Qemalit është që një punë, kjo pemë e kombit tonë që i ka rrënjët në këto troje, po të ketë kujdes, lulëzon... Ndaj uroj që sot jemi mbledhur të gjitha degët e asaj pemës të para shumë viteve në një trung të vetëm në Shqipëri dhe uroj që kjo pemë të lulëzojë... Sot do kemi disa aktivitete, do të mundohemi të gjejmë një hapësirë mes reshjeve për paradën. Ata që kanë ardhur do të kujdesemi të respektohen”, u shpreh Veliaj.
Veliaj ka thënë se Shqipëria synon që në të ardhmen të jetë pjesë e familjes së madhe evropiane. /KosovaPress
Rama: Gëzuar përvjetorin e 111 të Flamurit të Pavarësisë - KosovaPress