Muaji i parandalimit të vetëvrasjes ka filluar, por jo më larg se dje dyshohet se një person i ka dhënë fund jetës së tij në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë. Vetëm gjatë pesë muajve të parë të këtij viti janë regjistruar gjithsej 11 raste të vetëvrasjes, një dukuri kjo tejet shqetësuese.
Organizata “Linja e Jetës” është angazhuar për të ofruar shërbime telefonike për personat që kanë nevojë dhe pranon mbi 300 thirrje çdo muaj. Koordinatorja e “Linjës së Jetës”, Yllza Nikqi ka thënë se kjo qendër telefonike i ndihmon personat që të mos ndihen të paragjykuar për përjetimet e tyre.
Ndërsa, psikologu Petrit Thaçi thotë për KosovaPress se është shumë e rëndësishme të analizohet mënyra se si ata komunikojnë e sidomos nëse tregojnë koncepte të pavlefshme për jetën. Ai ka treguar edhe moshën e personave që dominon më së shpeshti në çrregullimet e depresionit.
Psikologu Thaçi ka edhe një mesazh për personat që kanë mendime të tilla.
Të gjithë ata që janë në një gjendje jo të mirë mentale dhe kanë mendime t’i japin fund jetës, mund të kërkojnë ndihmë në “Linjën e Jetës” në 0800 12345 apo të kërkojnë ndihmën e psikologut.
Në Ditën botërore të parandalimit të vetëvrasjeve, organizata “Linja e Jetës” ka dërguar peticionin për projektligjin për parandalim e vetëvrasjeve, ndërsa në ora 19:00 te Teatri Kombëtarë në Prishtinë, do të ndizen qirinj për të kujtuar të gjithë ata që i dhanë fund jetës së tyre.