11 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Vietnam
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat e dendura në veriun malor të Vietnamit kanë përmbytur një furgon dhe kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 11 personave.

Ekipet e shpëtimit, duke përfshirë ushtarë dhe qytetarë të provincës Ha Giang, gjetën 11 të vdekur dhe katër pasagjerë të plagosur, njoftoi Agjencia shtetërore e lajmeve vietnameze.

Autoritetet lokale thanë se bilanci i saktë i pasagjerëve në furgon nuk dihej dhe pasojat e shirave të dendura ndërlikuan përpjekjet e ekipeve të shpëtimit.

Kryeministri Pham Minh Chinh urdhëroi urgjentisht autoritetet lokale dhe agjencitë e lidhura qeveritare që të merren menjëherë me pasojat e katastrofës dhe të jenë gati për t'iu përgjigjur përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të reja të dheut.

Sipas Qendrës Kombëtare të Parashikimeve Hidrometeorologjike, në 24 orët e fundit në zonë kanë rënë rreth 280 milimetra shi. Agjencia paralajmëroi për rrezikun e përmbytjeve të shpejta, rrëshqitjeve të dheut për shkak të përmbytjeve ose rrymave në provincat Hajiang, Lao Cai, Tuenquang dhe Yenbai.

Sipas qeverisë, fatkeqësitë natyrore vitin e kaluar morën jetën e 389 personave dhe shkaktuan lëndime në 668 persona. /BTA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024