11 të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri

11 të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri kanë ndërruar jetë 11 persona të prekur me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se janë kryer 3345 testime, ndërsa kanë rezultuar pozitivë 539 persona, prej tyre më së shumti në Tiranë- 211.


Janë shëruar 839 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 222 pacientë, nga të cilët 30 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID katër qytetarë nga Tirana të moshave 65-74 vjeç, dy qytetarë nga Elbasani të moshave 57-83 vjeç, një nga Saranda 71-vjeç, një nga Kurini 73-vjeç, një nga Kavaja 74-vjeç, një qytetar nga Vlora 82-vjeç dhe një qytetar nga Bulqiza 84- vjeç.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 167.893 raste pozitive, prej tyre 153.619 janë shëruar, 11.634 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.640 pacientë.

Lexo edhe

Video