11 fëmijë të lënduar në Shkup nga sfida në “Tik-Tok”
Ballkani
Lexohet për: 2 min.
15659_tiktok-4-1130x635-1-728x430-1
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Në më pak se katër ditë, të paktën 11 gjimnazistë përfunduan me lëndime dhe fraktura vetëm në spitalin Naum Ohridski, duke ndjekur trendin “superman” tiktok. Është një sfidë e rrezikshme mes gjimnazistëve, por edhe nxënësve të shkollave fillore, e cila është gjithnjë e më e pranishme nëpër shkolla.

Në Zelenikovë të Shkupit, afër shkollës fillore, një baba ka raportuar në polici se djali i tij ka pësuar lëndim të rëndë nga kjo sfidë.

Sfida është që dikush të kërcejë me një krah të shtrirë si personazhi i librit komik Superman dhe grupi hedh në ajër djalin ose vajzën e sfiduar. Ai kërcen mbi një grup fëmijësh që ose do ta kapin ose jo. Kjo video është realizuar në njërën nga shkollat ​​e mesme në Shkup.

Gjithashtu në një pjesë të shkollave fillore nga klasa e tetë dhe e nëntë e pranojnë këtë sfidë. Nga videot shihet shpesh që grupi largohet mënjanë dhe fëmija bie direkt në beton. Drejtori i spitalit “Naum Ohridski”, Nebojasha Nastov, sqaron se fëmijët kanë lëndime të ndryshme.

Mjekët thonë se sfida të tilla janë shumë të rrezikshme. Lëndimet mund të kenë pasoja shumë më të rënda për shëndetin e fëmijëve./Alsta.M/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025