11 ditë punë dhe vjen trofeu i parë për Pochettinon në PSG

11 ditë punë dhe vjen trofeu i parë për Pochettinon në PSG

Paris – Saint – Germain e ka fituar trofeun e Superkupës së Francës pasi e ka mposhtur Marseillen me rezultat 2-1.

Mauro Icardi e kaloi skuadrën e Mauricio Pochettinos në epërsi në minutën e 39’, ndërsa braziliani Neymar e dyfishoi atë në 2-0 në minutën e 85’ nga penalltia, përcjell KosovaPress.


Marseille arriti ta ngushtonte avantazhin në 2-1 me golin e Payet një minutë para mbylljes së ndeshjes, por kjo ishte e gjitha çfarë ata ia dolën të bënin.

Ky është trofeu i parë i Pochettinos me skuadrën franceze i cili erdhi për ta zëvendësuar ish -trajnerin Thomas Tuchel.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.