109-vjetori i pavarësisë, Meta: Bashkim dhe reflektim për të ardhmen e Shqipërisë

109-vjetori i pavarësisë, Meta: Bashkim dhe reflektim për të ardhmen e Shqipërisë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dhënë mesazhe për festën e pavarësisë. Nga Vlora, kreu i shtetit shqiptar bëri thirrje për reflektim dhe bashkim për të mirën e vendit.


“Sot kemi vetëm mesazhe bashkimi, kudo për të gjithë shqiptarët sepse ky është flamuri i të gjithë shqiptarëve. Është flamuri i Ismail Qemalit, po është edhe flamuri i Isa Boletinit. Është një frymëzim për t’u bashkuar dhe për të reflektuar, në mënyrë që Shqipëria të jetë vërtetë zonjë dhe të ketë vendin që meriton prej kohësh në Bashkimin Evropian. Vlora do të jetë në krye të bashkimit në të gjitha kohët, siç ka qenë gjithmonë, me patriotizëm, për të mirën e Shqipërisë”, deklaroi Meta.

Lexo edhe

Video