Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

10 vjet pas vrasjes së Bin Laden, Biden: Nuk do ta harroj kurrë atë moment

10 vjet pas vrasjes së Bin Laden, Biden: Nuk do ta harroj kurrë atë moment

Është një moment që nuk do ta harroj kurrë, tha presidenti i SHBA Joe Biden të dielën në lidhje me vdekjen e Osama bin Laden, i cili u vra dhjetë vjet më parë në një sulm nga forcat speciale amerikane.

Joe Biden, atëherë zëvendës president i SHBA gjatë mandatit të Barack Obama, ishte në “Situata room”, një dhomë super e sigurt krize në bodrumin e Shtëpisë së Bardhë, më 1 maj 2011 dhe monitoroi drejtpërdrejt operacionin në Abbottabad, në Pakistanin verior, gjatë së cilës u vra shefi i Al-Kaida.

Forcat amerikane vranë Osama bin Laden në qytetin pakistanez herët në mëngjes më 2 maj 2011 në një operacion të fshehtë Geronimo.

Duke kujtuar si moment të veçantë në karrierën e gjatë politike, Joe Biden në një deklaratë vlerësoi, se “anëtarët e shërbimit të inteligjencës që e ndoqën atë, vendosmërinë e presidentit Barak Obama për të marrë një vendim dhe talentin dhe guximin e ekipit në terren”.


Al-Kaida ka ndryshuar në mënyrë dramatike për dhjetë vjet që nga vrasja e themeluesit të saj, Osama bin Laden, përballë rrjetit terrorist që sulmoi Shtetet e Bashkuara më 11 shtator, 2001 dhe ka një strukturë krejtësisht të ndryshme udhëheqëse.

Pasi forcat speciale amerikane vranë bin Laden në Pakistan, ai u pasua në krye të Al-Kaidës nga xhihadisti egjiptian Ayman al-Zawahiri, një ideolog i karizmës shumë më të dobët.

Kur bëhet fjalë për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani, Biden theksoi se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë “vigjilente” ndaj kërcënimit të “grupeve terroriste”.

“Ne do të vazhdojmë të monitorojmë dhe veprojmë për çdo kërcënim ndaj interesave të SHBA nga Afganistani,” paralajmëroi ai.

Forcat amerikane filluan tërheqjen nga Afganistani më 1 maj, së bashku me aleatët, dhe Biden njoftoi se ai priste që operacioni të përfundonte deri më 11 shtator, në 20-vjetorin e sulmeve terroriste në SHBA.

Lexo edhe

Video

error: