10 vite nga tsunami vrasës, Japonia nderon 18 mijë viktimat e saj

10 vite nga tsunami vrasës, Japonia nderon 18 mijë viktimat e saj

Japonia shënoi të enjten 10-vjetorin e tërmetit dhe cunamit masiv me një minutë heshtjeje.

Tërmeti prej 9.0 shkallësh të Rihteri, ndër më të fuqishmit në histori, goditi rajonin verior japonez më 11 mars, 2011. Dridhjet nxitën cunami, që shkatërroi qytete dhe shkaktoi rrjedhje radioaktive në centralin bërthamor Fukushim Daiçi. Më shumë se 18,000 njerëz humbën jetën dhe gati gjysmë milioni u zhvendosën nga rajoni. Një dekadë më vonë, mbi 40,000 njerëz nuk mund të kthehen ende në shtëpitë e tyre.


Shumica janë nga Fukushima, ku zonat përreth impiantit të shkatërruar kanë ende ndotje radioaktive. Të mbijetuarit u lutën dhe kujtuan viktimat me një minutë heshtjeje në orën 2:46 – kohën kur ndodhi tërmeti, raporton TopChannel.

Perandori Japonez Naruhito tha se Japonia duhet të mësojë nga e kaluara dhe të ndërtojë një komb më të fuqishëm për të ardhmen. Qeveria japoneze shpenzoi rreth 300 miliardë dollarë për të rindërtuar shtëpitë, rrugët, linjat hekurudhore dhe infrastrukturat e tjera që pësuan nga fatkeqësia.

Lexo edhe

Video

error: