10 vite më parë u mposht në finale nga Chelsea, ja mesazhi i Enriques drejt Liverpoolit për finalen e FA Cup

10 vite më parë u mposht në finale nga Chelsea, ja mesazhi i Enriques drejt Liverpoolit për finalen e FA Cup

Gjiganti anglez Liverpool dhe skuadra e Chelseat këtë të shtune do të përballen në stadiumin “Wembley” të Londrës, ku synimi i vetëm i të dyjave do të jetë triumfi në finalen e FA Cup.

Ndeshja e së shtunës është një përsëritje e finales së Carabao Cup, në të cilën Liverpooli kishte mposhtur Chelsean në muajin shkurt në penallti me rezultat 11:10, ku i vetmi që humbi penalltinë e tij ishte portieri Kepa Arrizabalaga, përcjell KosovaPress.

Po ashtu, kjo finale vjen 10 vite pasi Liverpooli u mposht 2:1 nga Chelsea në finalen e FA Cup, ku mbrojtësi Jose Enrique ishte njëri nga lojtarët e “Të Kuqve” .


Tani, Enrique shpreson që Liverpooli do të hakmerret për finalen para 10 viteve, ndërsa tha që nuk duhet të lejohet në asnjë mënyrë ndonjë gabim të shtunën kundër Chelseat.

“Unë shpresoj që Liverpooli të hakmerret, sepse unë e humba këtë finale para 10 vitesh kundër Chelseat. Nëse Liverpooli vazhdon të luajë siç ka bërë, unë besoj se ata do të jenë favoritët dhe mund të pyesni të gjithë”, tha Enrique.

“Por, të jesh favoriti nuk do të thotë që ti do ta fitosh atë. Ata duhet të jenë të kujdesshëm sepse është vetëm një ndeshje, dhe mund të mos jesh në ditën tënde dhe do ta humbasësh atë”, shtoi më tej ish-mbrojtësi i Liverpoolit.

Të shtunën me fillim nga ora 17:45, stadiumi “Wembley” do të jetë nikoqir i super ndeshjes mes Chelseat e Liverpoolit, e vlefshme kjo për finalen e FA Cup.

Lexo edhe

Video