10 viktima nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore

10 viktima nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Maqedonia Veriore ka regjistruar sot dhjetë viktima me koronavirus, ndërsa janë  edhe 511 persona të infektuar, shifra më e lartë në tri javët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se viktimat janë, katër në Shkup (82, 79, 64, 51-vjeç), dy në Kumanovë (81, 49) dhe nga një në Manastir (71), Veles (75), Shtip (67) dhe Makedonska Kamenica (69). Të gjithë personat e raportuar kanë ndërruar jetë në spital.

Sa i përket të infektuarve, numri më i madh i tyre është në Shkup, 247 raste.

Të dhënat bazohen në testimin e 3.622 testeve në laboratorët publikë dhe privatë. Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 7.072.


Më shumë se gjysma e tyre janë nga Shkupi ndërsa Tetova, Kumanova, Gostivari, Prilepi dhe Velesi janë qytetet tjera me numrin më të madh të viktimave.

Nga 15 deri më 21 tetor, kanë vdekur 124 persona nga komplikimet me koronavirus, nga të cilët 97 pacientë (78%) ishin të pa vaksinuar.

Sipas të dhënave zyrtare, deri më 25 tetor janë vaksinuar rreth 802 mijë qytetarë, prej të cilëve 771 mijë të rivaksinuar dhe mbi 15.850 me dozën e tretë.

Sipas raportit, 35 për qind e popullsisë është imunizuar plotësisht.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 ka arritur në 187 mijë, ndërsa i rasteve aktive është 7.072.

Lexo edhe

Video

error: