10 të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë Veriore

10 të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë Veriore

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore janë konfirmuar 156 raste të reja me koronavirus nga 1.039 testime të kryera.


Numri më i madh i të infektuarve janë regjistruar në Shkup – 91, Manastir 13, Kavadar 19 raste etj.

Gjatë ditës së sotme kanë ndërruar jetën edhe 10 pacientë, katër prej tyre vetëm në Shkup. Ndërkohë janë shëruar edhe 326 pacientë dhe janë 7.859 raste aktive me koronavirus.

Lexo edhe

Video