10 këshilla bazë për të ngrënë shëndetshëm në familje
Lexohet për: 3 min.
ushqimi-iservuar-1
1 vit më parë
Linku u kopjua

Edukimi i të ushqyerit duhet të ndërmerret që në vitet e para të jetës së fëmijës. Preferencat ushqimore të fëmijës shpesh ndikohen nga ato të prindërve dhe për këtë arsye është e rëndësishme që ata të japin shembullin e mirë, për të nxitur rritjen dhe zhvillimin e duhur të fëmijës.

Ushqimi në mënyrë të ekuilibruar, me marrjen e duhur të kalorive dhe lëndëve ushqyese dhe shpërndarjen e duhur të tyre gjatë gjithë ditës, siguron zhvillim optimal fizik dhe kognitiv gjatë viteve të rritjes. Për më tepër, ndihmon për të mbajtur peshën në kufijtë normalë, duke shmangur rrezikun e obezitetit, një patologji gjithnjë e më e zakonshme tek të vegjlit.

Por, mbi të gjitha, të lejon të përvetësosh zakone të shëndetshme që fëmija do t'i mbajë me vete edhe në moshë madhore dhe që do të ndikojnë pozitivisht në shëndetin e tij, edhe kur të rritet.

Zbuloni, me ndihmën e klinikës Fithealth dhe Fithealth Catering, cilat janë parimet e një diete të shëndetshme dhe zakonet e sakta në tryezë që duhet të adoptojnë fëmijët e moshës 2 deri në 10 vjeç.

10 këshilla bazë për të ngrënë shëndetshëm në familje

“Hani të gjithë bashkë dhe të ulur në tavolinë. Fëmijët do të mësojnë të ndjekin një dietë të shëndetshme duke parë se çfarë hani dhe duke ju imituar!”.

“Pini vetëm ujë. Asnjë pije me sheqer apo lëngje frutash në frigorifer”.

“Çdo vakt duhet të ketë një burim karbohidratesh komplekse, si drithëra, bukë, patate apo makarona”.

 "Perimet duhet të zënë të paktën një të tretën - gjysmën e pjatës (nga 2 vjet e lart)".

 "Frutat janë ëmbëlsirat që duhet t'ju vijnë në mendje!"

 “Frutat e thata dhe farat vajore nuk duhet të konsumohen rrallë, por të bëhen pjesë e jetës së përditshme”.

“Biskotat, lëngjet e frutave apo ëmbëlsirat nuk duhet të kalojnë pragun e shtëpisë”.

 “Mund të konsumoni ëmbëlsira të bëra vetë jo më tepër se dy herë në javë!”.

 "Në shtëpi duhet të ketë vetëm ushqime të shëndetshme, kështu që kur ju merr uria, zgjedhja do të jetë diçka e shëndetshme".

“Është e rëndësishme që ushqyerja e fëmijëve të ndahet në 5 vakte. Përveç mëngjesit, drekës dhe darkës, duhet të sigurohen edhe dy ushqime të lehta, në mes të mëngjesit dhe të pasdites”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024