1 mijë e 203 të vdekur nga COVID-19

1 mijë e 203 të vdekur nga COVID-19

Në Kosovë numri i rasteve pozitive me COVID-19 që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para, numri i rasteve pozitive deri tani ka shkuar në 46 mijë e 909.

Nga të dhënat e Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës  (IKShPK), nga infektimi me COVID-19 janë shëruar 34 mijë e 155.

Ndërsa, shkak i infektimit me COVID-19 kanë vdekur 1 mijë e 203.


Kurse, aktualisht janë 11 mijë e 551 raste aktive me COVID-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.327 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 329 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 1 rast (52 vjeç), Prizren 1 rast (54 vjeç),  Gjakovë 1 rast (60 vjeç),  Fushë Kosovë 1 rast (72 vjeç), Suharekë 1 rast (81 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 46.909 raste nga 164.548 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.203 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 555 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 34.155 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.551”, thuhet në raportin e fundit të IKShPK-së.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 149 raste, Pejë 20 raste, Drenas 19 raste, Podujevë 17 raste, Gjakovë 16 raste, Lipjan 16 raste, Mitrovicë 15 raste, Ferizaj 11 raste, Fushë-Kosovë 11 raste, Obiliq 8 raste, Istog 6 raste, Klinë 5 raste, Malishevë 5 raste, Rahovec 5 raste, Vushtrri 5 raste, Gjilan 4 raste, Prizren 4 raste, Suharekë 4 raste, Deçan 3 raste, Dragash 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë dhe Skenderaj.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.