​Zvicra kundërshton rikthimin e atletëve rus në garat ndërkombëtare
Sport
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar po e diskuton mundësinë që të lejojë sërish atletët nga Rusia dhe Bjellorusia që të marrin pjesë në gara ndërkombëtare

Një ide të tillë po e kundërshton fuqishëm Komiteti Olimpik Zviceran që ka përsëritur qëndrimin e mëparshëm ku thuhet se:

"Këshilli Ekzekutiv i Olimpiadës Zvicerane përsëritë qëndrimin e tij të mëparshëm, sipas të cilit atletët rusë dhe bjellorusë duhet të përjashtohen nga garat ndërkombëtare".

Shtëpia e sportit zviceran vazhdon të kërkojë që zyrtarët e këtyre vendeve nuk duhet të mbajnë asnjë post në organet ndërkombëtare. Komisioni i Atletëve Olimpik të Zvicrës e mbështet këtë qëndrim. Nga ana tjetër, shoqata ua lë të hapur shoqatave sportive zvicerane dhe sportistëve të tyre që të vendosin vetë nëse do të marrin pjesë në garat ndërkombëtare me pjesëmarrës rusë dhe bjellorusë, përcjellë KosovaPress.

Edhe pse IOC njoftoi të martën se ata donin të lejonin përsëri atletët nga Rusia dhe Bjellorusia, një vendim do të merret në një datë të mëvonshme nëse do t'i lejojë ata të marrin pjesë në Lojërat Olimpike 2024 në Paris, theksoi Presidenti i IOC Thomas Bach.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024