​Vidhen rreth 6 mijë euro në Qendrën e Regjistrimit Civil në Podujevë
Siguri
Lexohet për: 1 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Qendrën e Regjistrimit Civil në Podujevë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në këtë qendër persona të panjohur kanë depërtuar me forcë, ku edhe kanë vjedhur 5 mijë e 853 euro nga kasaforta e filialit.

Hajdutët kanë vjedhur edhe mbushje të telefonit në vlerë prej 200 euro si dhe pulla postare në vlerë prej 100 euro.

“Rr. Sali Çitaku, Podujevë 12/15.05.2023-NN. Është raportuar se në Qendrën e Regjistrimit Civil, persona të panjohur kanë depërtuar me forcë ku kanë hapur kasafortën e filialit të postës dhe prej aty kanë vjedhur 5853.60€ para të gatshme, mbushje të telefonit në vlerë rreth 200€ dhe pulla postare në vlerë rreth 100€, si dhe dy DVR”, thuhet në raport.

Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024