​Situata në veri, Murati: Sanksionet do të duhej t’i vendoseshin Serbisë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shumë shpejt do të ketë përgjigje për faktorin ndërkombëtar për kërkesat për deeskalimin e situatës në veri, tha ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, në konferencën për medie, pas mbledhjes së qeverisë të mërkurën.

Ndërsa, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekruan Murati, tha se nëse do të duhej të diskutohej për sanksione, atëherë të njëjtat do të duhej t’i vendoseshin Serbisë për moszbatim të marrëveshjes bazë dhe aneksit të Ohrit.

I pyetur për raportimet për një listë të sanksioneve ndaj Kosovës, ministri Murati tha se nuk është në dijeni për një të tillë dhe as për kredibilitetin e saj.

Ndërkaq, tha se të gjithë policët që punojnë përtej orarit do të kompensohen, derisa tha se janë ende në diskutime që për kategori të caktuara t’iu paguhet shtesa e rrezikshmërisë.

https://kosovapress.com/admin/policet-12-ore-ne-pune-por-pa-shtesa-per-rrezikshmeri-kreu-i-pk-situata-te-renda-ne-veri/

Gjatë kësaj jave në Kosovë qëndruan përfaqësuesi special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak dhe emisari i Ballkanit Perëndimor, Gabriel Escobar, të cilët paraqitën tri kërkesa për Kosovën, deeskalimi i situatës në veri, organizimi i zgjedhjeve të reja dhe rikthimi në dialog.

https://kosovapress.com/admin/kurti-pritet-qe-se-shpejti-tu-pergjigjet-nderkombetareve-per-deeskalimin-e-situates-ne-veri/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024