“78 ditët kanë qenë stresuese, por sigurisht që edhe më stresuese ishin për qytetarët e Kosovës që ishin në bodrume dhe të fshehur, dhe që duhej të duronin dhunën. Pra, jeta ishte shumë më e lehtë për mua në Bruksel sesa për të gjithë ju në Kosovë. Mirëpo kjo lidhje me popullin e Kosovës, ishte një moment magjik”, thotë ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea.
Zëri i NATO-s në kohën e luftës në Kosovë, kthehet 24 vjet më vonë në KosovaPress duke rrëfyer momente nga ajo kohë.Lufta ajrore e NATO-s me Serbinë kishte zgjatur plot 78 ditë, diçka që nuk ishte pritur edhe nga vet Aleanca.
Shea thotë se kishin shpresuar që fushata ajrore fillimisht të zgjaste 24 orë.Por cili ishte mësimi që NATO ka marrë nga kjo fushatë e bombardimeve, tregon ish-zëdhënësi i Aleancës.
Jamie Shea ishte zëri i NATO-s gjatë gjithë asaj periudhe të rëndësishme për Kosovën.
Takimin me popullin kosovar ai e vlerëson si një nga momentet më të mira të jetës së tij.
Duke komentuar marrëveshjen e 18 marsit në Ohër, Shea thotë se normalizimi i marrëdhënieve do ta bëjë politikisht më të lehtë njohjen e Kosovës nga Serbia.
Ai shpreson se me marrëveshjen për normalizim, Beogradi do të marrë një qëndrim më bashkëpunues duke mos inkurajuar asnjë lloj dhune në veri të Kosovës.
Më 24 mars 1999, aeroplanët e NATO-s kishin lëshuar bombat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish-Jugosllavisë.Urdhri ishte dhënë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton. Sulmet ajrore përfunduan më 9 qershor.
Lajmi i plotë gjendet në sistemin me parapagim.