​Promovohet libri “Riislamizimi rreziku i radhës” i autorit Bajram Kabashi
Kulturë
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në Bibliotekën Kombëtare  “Pjetër Pogdani” sot është promovuar libri “Riislamizimi rreziku i radhës”, i autorit Bajram Kabashi.

Recensenti i këtij libri, Sadri Ramabaja tha se ky libër ngre alarmin për rrezikun nga neo-otomanizmin dhe islamin politik  me të cilin po përballet e ardhmja shqiptare.

“Me këtë botim (autori) ngre alarmin  për rrezikun me të cilin po përballet e ardhmja e shqiptarëve si rezultat i heshtjes institucionale dhe oportunitetit të elitës intelektuale përballë veprimit aktiv të neo-otomanizmit dhe islamit politik për tjetërsimin e kombit shqiptar... Libri ‘Riislamizimi rreziku i radhës’ ka një gamë të gjerë interesimesh që të dy heronjtë e tij, si intervistuesi ashtu edhe bashkëbiseduesi janë njohës  të mirë të regjionit dhe historisë politike shqiptare”, u shpreh Ramabaja.

“Riislamizmi rreziku i radhës”, Zeqir Begolli u shpreh se bashkëbiseduesi në këtë libër, Ibrahim Kelmendi pikëpamjet e veta i paraqet në disa rrafshe.

Ndërsa autori i librit “Riislamizmi rreziku i radhës”, Bajram Kabashi u shpreh se qarqet jashtë vendit po synojnë ta ndryshojnë natyrën e kombit shqiptar me synim të islamizmit të kombit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024