​Prishtina fiton Kupën e Kosovës në futboll
Sport
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Përkundër krizës dhe telasheve të shumta financiare nëpër të cilën po kalon, Prishtina e ka mbyllur me trofe sezonin futbollistik 2022/23.

Bardhekaltërit e kanë mposhtur Gjilanin me rezultat 2-0 në finalen e Kupës së Kosovës të zhvilluar në stadiumin “Fadil Volrri” duke e rrëmbyer kështu trofeun e dytë më të rëndësishëm në futbollin kosovar, raporton KosovaPress.

Në pjesën e parë të dy skuadrat shfaqën lojë të dobët, pa krijuar ndonjë rast shënimi dhe si rezultat skuadrat shkuan në pushim me rezultat të barabartë (0-0).

Në pjesën e dytë Prishtina mori kontrollin e lojës, ndërsa kaluan në epërsi në minutën e 67’ me golin e Genc Hamitit pas një kundërsulmi të shpejtë.

Vetëm 10 minuta më vonë, ishte mesfushori Mërgim Pefqeli që ia dha Gjilanit goditjen fatale duke shënuar një supergol për 2-0.

Dy minuta para përfundimit të ndeshjes, Gjilani shënoi gol me anë të Mevlan Zekës, por që goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Kjo është hera e tetë që Prishtina e fiton Kupën e Kosovës në futboll.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024