​Planifikohet hapja e “San Siros” për finalen e Ligës së Kampionëve
Sport
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Shanset që Interi të jetë në gjendje të transmetojë finalen e Ligës së Kampionëve për tifozët e tyre në ekranet gjigante në “San Siro” në mbrëmjen e 10 qershorit duken mjaftë të larta.

Këhstu raporton “Gazetta dello Sport” e cila thotë se ka shumë mundësi që Interi të jetë në gjendje të marrë dritën jeshile të nevojshme për të hapur stadiumin për tifozët e tyre për mbrëmjen e finales së Ligës së Kampionëve. Tifozët zikaltër mund të ndjekin kështu ndeshjen kundër Manchester Cityt më 10 qershor në Stamboll. në një ekran gjigant të pozicionuar në sektorin e portokalltë.

https://kosovapress.com/admin/mbi-100-milione-euro-ka-perfituar-interi-deri-me-tani-nga-liga-e-kampioneve/

Komuna e ka mbështetur këtë ide, e cila do të shmangte grumbullimet që nuk janë të lehta për t'u menaxhuar në qendër të Milanos, përcjellë KosovaPress.

Meqenëse ende nuk është marr një vendim final, nuk mund të përcaktohet numri i saktë i biletave që do të shiten. Megjithatë, ato duhet të jenë rreth 30 mijë. Ajo që është e sigurt është se lëndina do të përdoret, po ashtu të tri unazat e "E kuqe" dhe ndoshta segmentet anësore  "gjelbër" dhe "blu".

https://kosovapress.com/admin/liga-e-kampioneve-ne-amerike-pergjigjet-ceferin/

Biletat e hyrjes, pra, do të kenë kosto të ndryshme, por ideja është që të hyjnë të gjithë tifozët e interesuar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024