​Parashikimi i motit për sot
Lajme
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bëri të ditur se sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell, por edhe me vranësira të shpërndara, të cilat më të fokusuara do të jenë për gjatë relievit malor.

“Në fushat termike parashihet të kemi rritje për 3-6 gradë Celsius. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare”, njoftoi IHMK.

Sipas parashikimeve, java e ardhshme parashihet me kushte tipike verore, pasi që merkuri në termometër parashihet të arrijë vlerat e 30-31 gradë Celsius dhe reshjet do të ndërpriten përkohësisht./KosovaPress

https://kosovapress.com/admin/moti-sot-36/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024