​Parashikimi i motit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që java e tretë e muajit gusht do të karakterizohet me mot më të nxehtë dhe me pak reshje shiu.

E hënë - Mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë celsius.

E marte - Mot me diell dhe pjesërisht i vranët . Vranësirat gjatë ditës do të intensifikohen duke krijuar kushte për riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë celsius.

E mërkurë - Mot kryesisht i ngjashëm me ditën e marte, por vranësirat do të jenë më të theksuara dhe vende-vende përpos reshjeve ka mundësi të ketë edhe zbrazje elektrike, si pasojë e konfeksionit në troposferë. Sa i përket gjendjes termike ajo mbetet pothuaj e njëjtë me ditën e martë, përpos në vlerat e minimaleve që parashihet të ketë ngritje.

E enjte - Të enjten parashihet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat mund te sjellin riga të dobëta shiu, kryesisht në relievin malor. Temperaturat minimale mbeten konstante, ndërsa ato maksimalet parashihen të kenë ngritje të lehta.

E premte - Dita e premte parashihet me intervale më të gjata me diell. Vranësira të shpërndara mund të paraqiten në viset e larta. Temperaturat mbeten pothuaj konstante në të dy vlerat, ngjashëm me të ditës së enjte.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga drejtimet e ndryshme.

Indeksi UV mbetet i lartë prandaj këshillohet respektimi i udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHP).

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024