​Ngjarjet e datës 3 nëntor
Ngjarje
Lexohet për: 3 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Mbahet konferencë mbi ecurinë e çështjes Ismet Bahtjari dhe Sabit Januzi. (Hagë, ora 09:30 - 11:00)

Mbahet konferenca parlamentare ndërkombëtare “E ardhmja e transportit”, organizuar nga Komisioni parlamentar për Mjedis. (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 9:30-17:30)

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla, konstituon Komisionin. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese shqyrton nominimet e kandidatëve për gjyqtar në Kushtetuese lidhur me përmbushjen e kushteve të parapara me Kushtetutë dhe ligj. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 10:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Radio Televizionit të Kosovës, për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)

Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

Dega e Gjuhësisë e Institutit Albanologjik promovon librin “Komunikimi më i ri në sociologjinë politike”, i autorit Faton Murseli nga Universiteti i Tetovës. (Instituti Albanologjik- Prishtinë, rruga “Eqrem Çabej”, ora 11:00)

Mbahet takimi i radhës i Asamblesë së Përgjithshme të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon. (Pallati i Kulturës “Asim Vokshi” Gjakovë, ora 11:00)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim raportuesen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dora Bakoyannis.  (Kabineti i kryetarit, ora 11:30, pamje në fillim të takimit)

Protestë para Prokurorisë Speciale në Prishtinë me rastin e 7-vjetorit të vrasjes së Astrit Deharit. (Ora 12:00)

Prezantohet hulumtimi i kryer nga Rrjeti Ballkanik Hulumtues (BIRN Serbia) dhe Internews Kosova (IKS): Raportimi i mediave mbi marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës: konflikt apo bashkëpunim, i ndjekur nga një panel diskutimi "Në mes narrativave konfrontuese: sfidat në raportimin nga Kosova". (Qendra Mediale Çagllavicë, ora 13:00-14:30)

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama bashkë me drejtoren e Drejtorisë së Mirëqenies Sociale, Adelinë Sahiti, do të përurojnë objektin e “Shoqatës Qendrore të personave të shurdhër” të rinovuar. (Rruga “Nazim Gafurri”, rrugës për Gërmi, Prishtinë, ora 13:30)

Mbahet edicioni i 11-të i Festivalit ndërkombëtar të kitarës. (Pallati i Rinisë, Salla e Atelies, Filarmonia e Kosovës, ora 20:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024