​Ngjarjet e datës 13 korrik
Ngjarje
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Universiteti i Prishtinës organizon simpoziumin e diasporës në kompjuterikë me temë “Inteligjenca Artificiale – Kosovë”. (Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, ora 08:30)

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, intervistohet nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në gjykimin kundër Thaçit dhe të tjerëve në Hagë.(DHSK, ora 9:00)

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton raportin përfundimtar për Projektligjin nr. 08/L-220 për çmimin e produkteve medicinale. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 9:30)

Kuvendi i Kosovës mblidhet në seancë të re plenare. (Salla e seancave të Kuvendit, ora 10:00)

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) në bashkëpunim me OJQ Era Fruit organizon hapjen e ekspozitës “Dhuna nuk fshehet mrena mureve”. (Sheshi “Ali Ajeti” në Podujevë, ora 10:00)

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 10:00)

Zyra për Çështje të Komuniteteve në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, bashkë me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon tryezë diskutimi për integrimin e komuniteteve joshumicë në fushën e sportit. (Hotel “Garden”, Prishtinë, ora 10:00)

PSD mban aksion simbolik afër ndërtesës së Teatrit Kombëtar, në sheshin "Skënderbeu". (Ora 11:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024