?NaturKosovo ka kryer studimin e Via Dinarica në Kosovë
Artikull i Sponsorizuar
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Javën e kaluar është organizuar një mision për inspektimin dhe vlerësimin e shtigjeve të natyrës në shtrirjen Kosovare të Via Dinarica, në kuadër të projektit NaturKosovo.

“NaturKosovo: kryeqendra natyrore dhe kulturore në Kosovë dhe zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm të Via Dinarica” ka për qëllim të kontribuojë në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në Kosovë, përmes avancimit të burimeve historike, kulturore dhe natyrore

që lidhen me Via Dinarica në Kosovë.

Via Dinarica është një shteg ecjeje gjithnjë e më i njohur që shtrihet në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe në vend kalon Parkun Kombëtar Bjeshkët e Nemuna dhe territorin e komunave Pejë, Deçan, Junik.

Misioni kishte për qëllim të mblidhte të dhëna për shtegun dhe të vlerësonte statusin e shtigjeve. Të dhënat dixhitale të mbledhura (GPS) dhe informacioni do të përpunohen dhe përdoren për të zhvilluar një kadastër dixhitale të sistemit të shtigjeve të Via Dinarica dhe për të zhvilluar një plan për mirëmbajtjen dhe zhvillimin e zakonshëm dhe të jashtëzakonshëm të shtegut.

Përforcimi i madhësisë së shtegut të Via Dinarica në Kosovë është një rezultat kyç i projektit që synon ta bëjë shtegun e ecjes një destinacion tërheqës turistik.

Aktiviteti 4-ditorë u zbatua me mbështetjen teknike të Klubit Alpin Italian (CAI) dhe të anëtarëve të klubeve malore lokale të tre komunave, të cilët jo vetëm udhëzuan ekspertët italianë në shtegun më shumë se 100 km të gjatë në "Bjeshkët e Nemuna", por patën gjithashtu mundësinë të thellojnë metodologjinë dhe teknikat e mbledhjes së të dhënave.

NaturKosovo financohet nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim Zhvillimor, në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Prishtinë. Ai zbatohet nga një partneritet organizatash Italiane dhe Kosovare të përbërë nga OJQ-të Volontari nel Mondo RTM dhe CELIM, me mbështetjen teknike të UTALAYA FoundationItalian Alpine ClubItalian National Corps for Alpine and Speleological Rescue ,edhe Italian Association for Responsible Tourism.


Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024