?NaturKosovo – Hapat e parë në mbështetje të sistemit të shpëtimit alpin në Kosovë
Lajme
Lexohet për: 3 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Javën e kaluar, me rastin e misionit të ekspertëve të Korpusit Kombëtar Italian Alpin dhe Shpëtim Speleologjik (CNSAS), u zhvilluan aktivitetet e para në mbështetje të një sistemi më të sigurt dhe më të besueshëm të shpëtimit alpin në Kosovë.

“NaturKosovo: kryeqytet natyror dhe kulturor në Kosovë dhe zhvillimi turistik i qëndrueshëm i projektit Via Dinarica” ka për qëllim të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në Kosovë, përmes përmirësimit të burimeve historike, kulturore dhe natyrore që lidhen me shtegun malor të Via Dinarica në Rajonin Perëndimor të Kosovës.

Në këtë kuadër, projekti synon të promovojë dhe mbështesë zhvillimin e sistemit të shpëtimit alpin në vend nëpërmjet ofrimit të trajnimeve përkatëse për organizatat dhe institucionet përkatëse, si dhe sigurimin e pajisjeve përkatëse. Arsyeja buron nga ideja se një shërbim efektiv i kërkim-shpëtimit alpin është një aspekt thelbësor për atraktivitetin e një destinacioni turistik malor, një dimension që turistët e synuar do ta shikojnë kur mendojnë ta vizitojnë Parkun Kombëtar të Bjeshkëve të Nemuna në Kosovë.

Misioni, për më tepër, përkoi me fundjavën e Ditës Ndërkombëtare të Maleve 2022 , që këtë vit festoi rolin kryesor që gratë kanë në mbrojtjen e mjedisit të maleve dhe zhvillimit social dhe ekonomik, gjë që edhe NaturKosovo e pranon dhe synon të përmirësojë.

NaturKosovo, sa i përket dimensionit alpin të kërkim-shpëtimit, mbështetet në ekspertizën dhe kompetencën e Korpusit Kombëtar Italian të Shpëtimit Alpin dhe Speleologjik (CNSAS), sipas ligjit italian, është akter kryesor kombëtar i kësaj fushe. Andaj, dy nga ekspertë të këtij institucioni erdhen në Kosovë ku takuan të gjithë akterët përkatës të sistemit kombëtar për një vlerësim paraprak të tij, funksionim dhe nevojat për trajnime dhe pajisje.

U organizua një tryezë e rrumbullakët, me qëllim të kuptimit të procedurave të sistemit, dhe në paraqitjen e mundësive që projekti vë në dispozicion. Në takim u përfshinë, Agjencia Kosovare për Menaxhimin e Emergjencave, Drejtoritë e Komunave të Pejës, Deçanit dhe Junikut, si dhe Njësitë operative të Shpëtimit Alpin, si Forcat e Sigurisë së Kosovës, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës të Federatës së Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës, dhe Shoqata e Kerkim Shpëtimit-Pejës.

Ndërsa vizitat në terren mundësuan të bëhet një balansim i situatës në lidhje me burimet e disponueshme përsa i përket pajisjeve dhe objekteve të trajnimit.

Këto shkëmbime dhe elemente do të mundësojnë një programim dhe planifikim më të mirë të aktiviteteve të projektit, me synim zbatimin e një strategjie efektive dhe efikase në procesin e zhvillimit te sistemit të kërkim-shpëtimit alpin në vend.

NaturKosovo financohet nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim Zhvillimor, në bashkëpunim me ambasadën italiane në Prishtinë, implementohet nga një konsorcium italian dhe kosovar organizatat e përbëra nga OJQ-të Volontari nel Mondo RTM dhe CELIM, me mbështetje profesionale të UTALAYA foundation, Klubit Alpin Italian, Korpusit Kombëtar Italian Alpin dhe Shpëtim Speleologjik, dhe Shoqata Italiane për Turizmin e Përgjegjshëm.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024