​Murati: Masat do të jenë në mbështetje të prodhuesve vendorë

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka paralajmëruar se ditët në vijim do të marrin masa në mbështetje të prodhuesve vendor, rritjen e kapaciteteve prodhuesve dhe eksportit. Sipas tij, këto masa do të ndikojnë në afatmesëm dhe afatgjatë që Kosova të izolohen ndaj efekteve që vijnë nga importi.

Në një konferencë për medie, Murati, tha se ndarja e mjeteve buxhetore për shtesat për pensionet dhe skemat sociale janë të njëhershme, vetëm deri sa të ketë stabilizim pas luhatjeve të çmimeve.

“Ne sot morëm disa masa, siç e theksova në fillim, kjo është vetëm ndërhyrja emergjente që duhej të bëhej. Gjatë ditëve në vijim do të kemi edhe masa të tjera që do të ndikojnë në afat mesëm dhe afat gjatë të izolohemi më mirë ndaj këtyre efekteve që na vijnë nga importi. Ka të bëjë me mbështetjen e prodhuesve vendor, rritjen e kapaciteteve të prodhimit dhe eksport dhe një sërë masash tjera. Po besoj po iu referoni një deklaratë të asaj kohe të tani kryeministrit Kurti, fjala ka qenë për uljen e TVSh-së për uljen e disa produkteve bazike. Nëse iu kujtohet një gjë e tillë ka ndodh, siç rëndom ka ndodhur me disa qeveri që kanë marrë premtimet elektorate të LVV-së dhe i kanë zbatu. Tashmë keni një diferencim në TVSh, nuk bëhet fjalë se për shkak të TVSh-së, çmimet janë rritur, e ka sqaruar edhe kryeministri. Çmimet janë për shkak të importet, por edhe shfrytëzim i mundësisë përmes fushatës që është bërë se çdo çmim duhet të rritet edhe kur s’ka kosto të rritur për atë produkt. Pra kemi të bëjmë me një sërë masash, duke ndihmuar familjet që preken nga ky ndryshim dhe anën tjetër në afat-mesëm dhe afat gjatë të izolohemi ndaj këtyre efekteve që na vijnë nga importi duke forcuar prodhimin vendor”, tha ai.


I pyetur për ngritjen minimale, Murati tha se e njëjta do të ngritët, mirëpo nuk mund të jap afat kohor dhe datë.

“Sa i përket pagës minimale ne e kemi thënë si premtim dhe do të bëhet, vetëm se për gjitha gjërat është një sekuencë e miratimit të tyre. Të gjitha gjërat do të bëhen vetëm është afati kohor kur dhe si[…]tash nuk mundet të jap afat kohor dhe datë, mirëpo do të bëhet”, shtoi ai.

Lexo edhe

Video

error: