​Murati e quan të pasaktë raportin e GAP-it: Kemi shpenzuar 38% buxhetin për investime
Biznes
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati e ka kundërshtuar raportin e Institutit GAP të publikuar ditë më parë, ku thuhet se ministria të cilin e udhëheq ai, ka realizuar vetëm 2 për qind të buxhetit për investimet kapitale për vitin 2022.

Në një prononcim për KosovaPress, ministri Murati theksoi se Ministria e Financave në tërësi buxhetin e ka shfrytëzuar 88 për qind, kurse atë për investime kapitalet 38 për qind.

Madje, Murati fajëson edhe mediat për publikimin e raportit të GAP-it para verifikimit të raporteve zyrtare të Ministrisë së Financave.

https://kosovapress.com/admin/ministria-e-financave-realizoi-vetem-2-te-buxhetit-per-investime-kapitale/

Në raportin e GAP-it të publikuar ditë më parë, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve vetëm 2 për qind ka realizuar buxhetin për investimet kapitale për vitin 2022.

Në kuadër të këtij raporti, realizim të ulët të buxhetit për investimet kapitale ka edhe Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë me vetëm 16 për qind, dhe Ministria e Ekonomisë 38 për qind.

Ndërkaq, drejtues të këtyre ministrive nuk kanë komentuar raportin në fjalë.

Sipas raportit të GAP-it, ministritë që kanë realizuar më së shumti buxhetin për investime kapitale, janë Ministria për Kthim dhe Komunitete e cila ka realizuar 98 për qind. Dhe Ministria e Mbrojtjes ka ealizuar 96 për qind të buxhetit për investime kapitale. 

https://kosovapress.com/admin/rukiqi-per-mungesen-e-investimeve-kapitale-asnje-projekt-qe-do-te-ndikonte-ne-ekonomi/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024